Edi Rama: Hera e fundit që flas për furnizimin me ujë në fushatë/ 24 orë ujë në shtëpitë e Vaut të Dejës…

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka deklaruar gjatë inspektimit të punimeve për Ujësjellësin e Vaut të Dejës, se kjo është hera e fundit që uji është temë e fushatës elektorale.

Gjithhashtu, kreu i qeverisë theksoi s’e pas 50-vitesh me dy orë ujë në ditë, në Vaun e Dejës po përfundon ujësjellësi që çon 24 orë ujë, në të gjitha shtëpitë e kësaj zone.

“Pas 50 vitesh me 2 orë ujë në ditë ose hiç fare gjatë verës, përfundon ujësjellësi i ri; 22.6 kilometra rrjet shpërndarës që çon 24 orë ujë në shtëpitë e kësaj zone.

Jemi në gjendje të themi se në qendrat urbane të vendit do kemi 24 orë ujë në qendrat urbane të Shqipërisë. Uji është herë e fundit që është temë fushate elektorale. Këtu në këto zona nuk ka pasur 24 orë ujë as në kohën e komunizmit”, është shprehur Edi Rama.

Zjarr Tv Ad