Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, kanë vizituar pas ceremonisë zyrtare një nga apartamentet e rindërtuara në Laç. Qeveria turke financoi ndërtimin e më shumë se 500 shtëpive dhe apartamenteve dhe çelësat u ndan sot.
Rama i ka treguar Erdogan për fejesën e inxhinierit turk më një vajzë nga Laçi.
“Shefi i kantierit ka qenë fantastik. Djali i tij erdhi këtu për ta takuar të atin dhe mori nuse nga Laçi. Unë isha krushk nga ana turke. Shkova bashkë me babain të kërkonim dorën e vajzës. Dola garant në emrin tënd për atë djalin, i thashë mos bëj numra se…”, tha me humor kryeministri Rama.
I mësuar tashmë me batutat e Ramës, edhe Erdogan u përgjigj në të njëjtën mënyrë. “Nëse do bëjë numra, jam unë”, tha presidenti turk, duke bërë humor me Edi Ramën dhe familjarët që morën sot apartamentin e ri.