Edi Rama injoron BE-OSBE për kryetarin e ri të AMA/ Taulant Balla: Do ta zgjedhim sot…

0
244
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas thirrjeve të ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, OSBE dhe së fundmi të ambasadës Britanike, të cilat këmbëngulin që Kuvendi ta shtyjë zgjedhjen e kryetarit të AMA për në shtator, kur mblidhet parlamenti i ri, numri dy i PS-së Taulant Balla, deklaroi nga parlamenti se zgjedhja e kryetarit të AMA-së është zhvilluar prej shumë javësh, sipas procedurave të rregullta të Kuvendit dhe ajo do të shqyrtohet dhe votohet sot.

‘Unë komunikoj në mënyrë të vazhdueshme me Sorecën duke qenë se jam dhe kryetar i Delegacionit shqiptar në Parlamentin Europian. Nuk kam folur me të sot. Është përgjegjësi e Kuvendit që institucionet që zgjidhen prej tij, të ushtrojnë detyrën e tyre.

Kemi miratuar një rezolutë për AMA-n përpara disa ditësh. Zgjedhja e drejtuesit të këtij institucioni është zhvilluar prej shumë javësh sipas procedurave parlamentare që detyron Kuvendin që vendimin e Komisionit ta shqyrtojë dhe votojë sot. Nuk shoh se pse zgjedhja e kryetarit të AMA-s është më i rëndësishëm se sa votimi për zgjedhjet në Reformën në drejtësi’, deklaroi Balla.

Shumica në pushtet po synon që pikërisht në seancën e fundit të këtij parlamenti, të zgjedhë drejtuesin e ri të Autoritet të Mediave Audiovizive, pa pritur shtatorin kur në Kuvend të jetë opozita reale e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Kryeministri Edi Rama, ka piketuar për të drejtuar këtë institucion të pavarur kushtetues, pikërisht ish-zëdhënësen e Partisë Socialiste Armela Krasniqi, aktualisht drejtoreshë e ATSH. Ambasadori Soreca në thirrjen e tij, theksoi se ky pozicion si dhe të gjithë anëtarët e Bordit të AMA, duhet të zgjidhen me konsensus dhe jashtë politikës.

© SYRI.net

 

Zjarr Tv Ad