Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ditën e sotme, Kryeministri i vendit Edi Rama, ndodhet në Ankara për një vizitë zyrtare.
Në profilin zyrtar në “Facebook” të Kryeministrit, shfaqet momenti i mbërritjes në aeroport.
Kryeministri Rama shprehet se; ndodhet në Turqi me ftesë të Presidentit turk Erdogan, për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi, mes dy vendeve.
“Ankara – Në vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit Erdogan, për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit tonë strategjik”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama.