Edi Rama kërkon mandatin e tretë me zërin e Robert Ndrenikës/ Ndrenika: Punët e nisura t’i çojmë në fund…

0
275
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Rama, nisjen zyrtare të fushatës elektorale, ka zgjedhur imazhin e aktorit Robert Ndrenika. Nëpërmjet një video-mesazhi, që ka postuar në Facebook, ku teksti lexohet nga zëri i aktorit Ndrenika, Rama kërkon mandatin e tretë, për të çuar përpara ato që nuk ka mundur dot t’i realizojë në 7 vite qeverisje.

Postimi i plotë: 

MIRËMËNGJES

dhe për hajër të gjithëve bashkë, për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë, e ardhmja jonë

Dita e Parë e ndeshjes zgjedhore

Robert Ndrenika, shfaqet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku flet për disa sfida të qeverisë si pandemia, por prek edhe çështjen e Teatrit Kombëtar për të cilin thotë se do të ngrihet aty ku ishte, shumë herë më funksional dhe më i bukur nga sa ishte më parë.

Më tej, Ndrenika flet për një mandat tjetër të Partisë Socialiste, të cilin e cilëson si “aktin e dytë” të vizionit për një Shqipërie më të mirë.

Teatri ishte një vend që gjallëronte. Teatri ishte pasioni ynë. Teatri ishte shtëpia ime, shtëpia juaj dhe e të gjitha familjeve tona. Por, tani boshatisja e tij tregon vuajtjet tona në këto që shfaqet janë ndaluar. E di që këtu do të shohim përsëri shfaqe. Jo vetëm këtu por edhe në Taetrin e ri Kombëtar që do të ngrihet aty ku ishte, por shumë herë më funksional dhe më i bukur nga sa ishte. Ne jemi vetëm në gjysmën e rrugëtimit tonë. Vështirësitë që kaluam nuk na thyen dot, përkundrazi na sollën pranë njëri-tjetrit.  Akti ynë i dytë s’ka ardhur ende. E ardhmja jonë është plot shpresë. Akti i dytë është vizioni i i një Shqipërie më të mirë, me ekonomi më të mirë, paga më të larta, një jetë më të mirë për të gjithë ne. Është koha që punët e nisura t’i shpiem deri në fund. Nuk ka kohë për pushim Shqipëria është e ardhmja jonë”, thotë Ndrenika në videon e realizuar nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit”.

Zjarr Tv Ad