Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca dhe Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojnë sot një konferencë për median.
Kjo konferencë do të jetë në lidhje me Progres-Raportin e Komisionit Europian dhe do të zhvillohet në kryeministri.
Komisioni Europian dje prezanton Raportet e Progresit për vendet e zgjerimit. Në raport thuhej “Shqipëria ka shënuar përparim të mirë në fushën gjyqësore, teksa ka vazhduar zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse gjyqësore, theksohet në Raportin e Progresit”.
Megjithatë, kritika ka pasur sa i përket akuzave verbale, fushatave të shpifjes dhe shantazheve ndaj gazetarëve.
Sot do të zhvillohet edhe takimi i radhës i Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE). Në këtë takim do të prezantohet “Raportit Vjetor i Komisionit Europian për Shqipërinë”. Fjala do të mbahet nga Kryetarja, Jorida Tabaku dhe Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla.