Dita e 7-të e vaksinimit masiv në Shqipëri, ka nisur sot në ambientet e Air Albania procesi i vaksnimit për punonjësit e Policisë së Shtetit.
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Ogerta Manastirliu, si dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, kanë qenë të pranishëm.
Gjatë ditës së sotme, sipas zyrtarëve të qeverisë do të vaksinohen 600 punonjës të Policisë së Shtetit, ndërsa në total janë rreth 11 mijë efektivë të të gjitha reparteve që do të përfitojnë.
Kryeministri, duke iu referuar një artikulli të “NYT”, tha se Sinovax (vaksina kineze) ishte i pari në eficensë.
“Me shëndet, me shëndet, shef, o shef”-dëgjohet Kryeministri teksa përshëndet efektivët që morën sot dozën e parë të vaksinës Sinovac.
“Kam lexuar një artikull të Neë York Times dje që thoshte vaksina kineze ka efektivitetin më të madh,” i tha Rama Veliut, ndërsa drejtori i Policisë i ktheu aprovimin me një përshëndetje me kokë.