Edi Rama mbledh koordinatorët e veriut në Velipojë, mes tyre Sandër Lleshaj e Tom Doshi

0
8

Kryeministri i vendit, Edi Rama  mbledh sot këshillin Koordinues për Rajonin e Veriut në Velipojë. Në mbledhje do të marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili njëherësh dhe koordinator politik i PS për qarkun Lezhës, kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu  si dhe deputetët Paulin Sterkaj, Luan Harusha dhe Tom Doshi.

Kjo mbledhje vjen pas situatës së krijuar në bashkinë e Shkodrës, ku kandidati i PS-së i zgjedhur në krye të bashkisë  me 30 qershor, Valdrin Pjetri u denoncua nga PD-ja dhe pas verifikimeve të kryera rezultoi i dënuar në Itali. Ky fakt detyroi Pjetrin të largohet nga posti që ishte zgjedhur , duke krijuar kështu një situatë të vështirë politike në qarkun më të madh të Veriut. Nga të dhënat e para nuk bëhet me dije se cila do të jetë tema kryesore e diskutimit.

Takimi i Ramës me koordinatorët e veriut ka nisur prej 40 minutash, ndërsa shtoi se një ndër temat kryesore e cila pritet të diskutohet është ajo e drejtorëve rajonalë, të cilët u shkarkuan pak ditë më parë.

“Ka prej 40 minutash që ka nisur mbledhja. Ende nuk ka një axhendë të zbardhur, por mendohet se çështja do të jetë zgjedhja e drejtorëve rajonalë”-theksoi gazetari, Senad Nikshiqi.