Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama, u shpreh se mandati i dytë qeverisës, meriton një notë pozitive, pavarësisht sfidave të tërmetit dhe pandemisë, me të cilat ai u përball dhe që ndryshuan objektivat kryesore. Sipas Ramës, veprimet e qeverisë në këtë mandat të dytë, do të lënë gjurmë në historinë politike të vendit.
Në një takim me Ministrat e kabinetit, kreu i qeverisë, pasi renditi disa nga arritjet e këtij mandati, shtoi se ndonëse pandemia dhe rindërtimi nuk kanë përfunduar, një avantazh i konsiderueshëm është arritur ndaj tyre. Gjatë fjalës së tij, Rama sërish ka apeluar qytetarët që të vaksinohen, pasi shmangin fatalitetin nga COVID-19. Kryeministri gjithashtu, ka theksuar se të gjitha vaksinat janë efektive.