Edi Rama me të deleguarit në PS, Sali Berisha thërret kandidatët për primaret e Tiranës në PD

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në seli Kryesinë e Partisë Socialiste. Në hyrje të godinës së PS janë parë të deleguarit në 12 qarqet e vendit, të cilët do të koordinojnë punën për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në të njëjtën kohë me këtë lëvizje të Edi Ramës, kryetari i PD, Sali Berisha mësohet se ka thirrur në seli shtatë kandidatët që do të garojnë në primare për Bashkinë e Tiranës.

Mësohet se ata kandidatët e primareve për bashkinë më të madhe të vendit do të këshillohen nga Sali Berisha, për parimet e garës së tyre, për të mos sulmuar njëri-tjetrin. Po ashtu, më herët Berisha ka thënë se deputetët që do dalin kandidatë pas primareve, do lënë mandatin.

Partia Demokratike ka njoftuar këtë të hënë përfundimin e afatit për kandidaturat që duan të garojnë për Bashkinë e Tiranës. Albana Vokshi ka njoftuar nga selia blu se janë shtatë emra, të cilët kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm.

Më poshtë, është renditja e tyre sipas rendit alfabetik:

Adriana Kalaja

Belind Këlliçi

Enkelejda Fejzo

Fatmir Merkoçi

Gerti Bogdani

Ilir Alimehmeti

Julian Deda

Zjarr Tv Ad