Teksa na ndajnë dhe 11 ditë nga zgjedhjet Parlamentare të 25 Prillit, Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm, me një video nga rindërtimi i banesve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Rama ka sjellë rrëfimin e dy të moshuarve, të cilët kanë treguar se si e përjetuan atë ngjarje. Shaqir Herri, i paralizuar, tregon se kur tërmeti në pamundësi për të lëvizur, ndenji në krevat, bashkë me gruan duke pritur që lëkundja të mbaronte.
“Shaqir Herri, i paralizuar, tregon se kur tërmeti, në pamundësi për të lëvizur, ndenji në krevat, bashkë me gruan duke pritur që lëkundja të mbaronte. Ai falënderon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për shtëpinë e re, për të cilën tha se u ndërtua në kohë rekord”, tha ai. Bashkëshortja e tij, Nurie Herri, tha se pas tërmetit, ata kishin fjetur jashtë, pasi kishte frikë për shkak të dëmeve që tërmeti kishte shkaktuar në banesë.
“Plakut i thash mos lëviz se ai nuk ecën dot, i thash vër jastëkun në kokë. Në darkë pastaj kemi ndenjur përjashta, mora një krevat portativ dhe e vura plakun aty. Kisha frikë se mos këputej soleta dhe na binte se mure pa hekur ishin ato. Shumë faleminderit shtetit, sikur kemi lindur për së dyti, shyqyr që kemi futur kokën brenda”, tregoi ajo.
Sakaq, kryeministri Edi Rama krahas videos shkruan se është i gëzuar që i është gjendur pranë personave që humbën banesën për shkak të tërmetit.
“Mirëmëngjes dhe me zemrën plot nga gëzimi që duke u gjendur pranë atyre që pas tërmetit humbën strehën, po i kthejmë çdo ditë në shtëpi javë pas jave, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.