Edi Rama miting në Shkodër. Bashkia nuk e lejon, policia “pushton” pedonalen e qytetit

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot, në orën 18:30, në pedonalen e Shkodrës, Partia Socialiste ka njoftuar një “miting madhështor”, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Por, Bashkia e Shkodrës nuk e ka miratuar kërkesën e Partisë Socialiste për zhvillimin e mitingut. Në përgjigjen kthyer PS-së, Bashkia Shkodër argumenton se duke u bazuar në dekretin e Presidentit zgjedhje nuk do të ketë dhe shton se me nisjen e sezonit turistik, “janë duke u realizuar në të gjitha sheshet e bashkisë aktivitete promovuese për turizmin dhe nuk ka asnjë shesh të lirë për organizim takimesh”.

Pas këtij njoftimi, gjatë paradites së sotme, Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit nisën monitorimin e vendit ku do të zhvillohet mitingu.

 

Zjarr Tv Ad