Edi Rama: Në 8 vite vendosëm matësit, tani na duhen 4 vite që të sjellim ujin…

0
215
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ashtu siç e pranoi edhe vetë ditën e sotme, Edi Rama, ka që në fushatën e vitit 2013-të, që u premton shqiptarëve 24 orë ujë. Të mos llogarisim këtu premtimet e pambajtura për këtë çështje, gjatë tre mandateve si kryetar Bashkie në Tiranë.

Por gjatë auto-monologut të radhës elektoral, Rama ka premtuar sërish 24 orë ujë për familjet shqiptare, por për këtë i duhen edhe 4 vite të tjera qeverisje.

Ndërkohë në vend, që të sqaronte se përse ky premtim elementar, nuk është mbajtur gjatë këtyre 8 viteve, ndërkohë që ka ngritur aeroporte e autostrada në 3D, Rama u mburr me realizimin e planit gati 100% të vendosjes së matësve të ujit. Pra, është menduar më shumë për faturën që paguajnë qytetarët për ujin, që më shumë nuk iu shkon në shtëpi, se për furnizimin 24 orë.

“Ne kishim 12 orë ujë në ditë si mesatare. Në dhjetor të këtij vitit do të kemi 18 orë ujë në ditë dhe në mbyllje të mandatit të tretë 24 orë ujë në ditë. Nga një anë kemi rritur si asnjëherë më parë furnizimin me ujë në rang territori. Njëkohësisht nga ana tjetër ne kemi hyrë në një proces transformimi në disiplinimin e marrëdhënieve mes konsumatorit dhe këtij malli, jetik por mall sidoqoftë. Kemi mbuluar me matësa 81% të popullatës dhe në fund të mandatit të tretë shkojmë 96%. Pra thuajse dyfishi i popullatës që kishte një matës në vitin 2013. Sfida e ujit është një sfidë që po fitohet dhe këtu kam parasysh se është një sfidë krejt e ngjashme me të gjitha sfidat e tjera që po fitohen. Pra, që do të thotë se na duhet kohë akoma“, tha Rama.

Nëse ditën e sotme, kërkoi 4 vite kohë për këtë çështje vetëm në nëntor të vitit 2020, ai kishte premtuar se të gjitha zonat urbane në Shqipëri, do të kishin 24 ujë furnizim, brenda vitit 2021.

“Deri në 2021 furnizimi do të jetë realitet për të gjitha zonat urbane të Shqipërisë, duke përfshirë që nga Laçi në Kavajë, Fushë Kruja në Shijak, Kruja në Berat e Lushnje, Gjirokastër, e me radhë. 128 kantiere janë të hapura të cilat do të mbyllen brenda vitit të ardhshëm. Ndërsa brenda pranverës do të hapen dhe 70 kantiere të tjera për të garantuar 24 orë furnizim me ujë”, deklaronte gjatë një konference për shtyp Kryeministri në 17 nëntor 2020.

Zjarr Tv Ad