Edi Rama në Bari: Me Italinë na lidh miqësia, presim bashkëpunim në turizëm

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Bari dhe nga rajoni i Pulias, deklaroi se Shqipëria dhe Italia kanë një miqësi të madhe me njëra – tjetrën.

Rama ka theksuar se Shqipëria dëshiron të bashkëpunojë me Italinë, pret investitorët italianë, ndërsa theksoi se vendi ynë sheh si prioritetet edhe turizmin. Kreu i qeverisë shqiptare tha se turistët në Shqipëri sa vjen e rritet dhe se beson se bashkëpunimi dypalësh do të japë rezultate poozitive.

“Padyshim që Pulia sot është tjetër, ka ndryshuar rrënjësisht ndër vite. Nuk ka dyshim që mund të bëjmë shumë gjëra bashkë. Mund të bëjmë shumë bashkë për shkak të miqësisë shqiptaro-italiane, por edhe interesat që na lidhin. Ne duam që të bashkëpunojmë për projekte të përbashkëta. Ne ishim të izoluar dhe askush nuk shkonte dot as 100 metra larg. Por sot është ndryshe, unë besoj te ekonomia blu.

Sot duhet të bashkëpunojmë sidomos në fushën e turizmit. Sigurisht duke përfituar nga fakti se Pulia sot është një rajon dhe destinacion tepër i preferuar. Mund të them se Shqipëria po njeh rritje të numrit të turistëve dhe turizmi te ne ka ndryshuar për mirë me ritme të shpejta. Turistët në Shqipëri po shtohen nga dita në ditë dhe ne duhet që të plotësojmë kushte për t’i pritur këto turistë. Edhe të investosh në agro-turizëm është thuajse e njëjta gjë, ka një taksë te ne vetëm 5 ose 6 përqind. Taksat tona janë të ulëta dhe ne kemi respekt për shëndetësinë italiane, për ndërveprimin në çdo fushë të biznesit. Sot jemi shumë afër dhe bashkëpunimi na çon në zhvillim të mëtejshëm”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad