Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës, ka bërë të ditur se; do t’i bëjë dhuratë doza të vaksinës, Spitalit Infektiv të Kosovës.
Gjithashtu, Kryeministri ka deklaruar se; është e rëndësishme që Kosova, të ketë gati zinxhirin mbështetës.
“Fakti që dozat e kësaj jave janë ta pakta, në kuptimin në raport me nevojat e përgjithshme, ne do të japim një kontribut për infektivin e Prishtinës. Ministrja është në kontakt me homologun. Është e rëndësishme që Kosova të ketë gati zinxhirin mbështetës”, ka thënë Rama.
Ndër të tjera, Kryeministri Rama, bëri me dije se; pasnesër do të bëjë publike pamjet si ruhet vaksina. “Pasnesër do të bëjmë publik me pamje vendin, mënyrën e ruajtjes, të gjithë procesin në mënyrë që të jemi transparent. Nga ana tjetër për të treguar se gjithçka është e mirë përgatitur. Ne nuk jemi as më të pasur as më të zotët, por nga dita e parë nuk jemi prapa askujt. Për këtë jemi krenarë.”, është shprehur Rama.