Edi Rama: Ne jemi të parët në Rajon për investimet në bujqësi, kemi kaluar edhe Serbinë, do arrijmë më lart…

0
175
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas Kryeministrit Rama, Shqipëria është e para në Rajon për para të investuara në sektorin e Bujqësisë. Këtë deklaratë, Rama e bëri nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, ku u ndal tek programi për naftë falas, nga i cili tha se kanë përfituar 20 mijë fermerë.

Gjithashtu, Rama është shprehur shprehur se në katër vitet e ardhshme, Shqipëria do të shkojë në kufirin e 1 miliard eksporteve bujqësore, nga 400 që është sot, duke shtuar se do të bëhen përpjekje për të rritur interesin e të rinjve për Universitetin Bujqësor, i cili deri më sot sipas tij, është parë me paragjykim.

“Menduam se është e rëndësishme ta ndajmë atë që është bërë edhe për të rritur më tej besimin dhe ndjeshmërinë ndaj këtij procesi që siç e tha dhe zotëria që foli si fermer në fillim u pa me shumë mosbesim. Nuk mund të shihej ndryshe përderisa kjo ishte kërkesë e kahershme. Por ne themi që atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi dhe në rast se jo gjithmonë arrijmë që atë që duam të bëjmë, e bëjmë aq shpejt në kohë sa dëshirojmë, nuk do të thotë se harruam. Më vjen mirë që kemi disa prova të prekshme në këtë proces. 20 mijë fermerë kanë përfituar nga procesi.

Sistemi i shpejtë dhe transparent i krijuar nga E-Albania, funksionon për këdo që dëshiron të punojë dhe këdo që beson te ky sistem pavarësisht nëse është në qytet apo fshat. Kemi provën se në pak minuta me vetëm një document, mund të aksesohet fondi i naftës pa akcizë dhe pa taksë karboni. Besoj shumë që UBT është një nga pikat më strategjike ku projektohet zhvillimi i vendit, ku jepet dija për një sektor që do shkojë duke u zhvilluar. Për çdo vajzë dhe djalë që vjen në këtë Universitet, ka mundësinë t’i krijojë vetes një fuqi të mjaftueshme për të hyrë në një treg që bëhet gjithmonë e më dinamik. Ka paragjykim për këtë universitet dhe për degë të caktuara, rektori dhe skuadra drejtuese kanë shqetësimin e rënies së interesit. Nëse arrijmë të përçojmë mesazhin dhe përmbajtjen e mesazhit në lidhje me të kundërtën, ky interes do të rritet.

Jemi në kushtet ku Shqipëria ka hyrë në një tjetër hapësirë financimi dhe nga vendi i fundit që ishte në të gjithë rajonin tonë për thithje të fondeve, sot është në vendin e parë. Jemi vendi i parë në rajon për para të miratuara për Bujqësinë. Këto para kërkojnë dije për t’u marrë përmes projekteve të mirëshkruara ku përveç asaj që shkruan duhet të prodhosh. Që një sipërmarrje të funksionojë duhet të kesh njerëz të ditur. Eksperienca të harmonizohet me dijet. Performanca e këtyre sipërmarrjeve duhet të shkojë duke u rritur që të justifikojë kërkesën për fonde.

Kemi vendosur një objektiv ambicioz për të shkuar në katër vitet e ardhshme në kufirin e 1 miliard eksporteve bujqësore. Sot jemi në 400. Dhe sot ne kemi mundësinë të synojmë për shumë më lart. Nëse e nisëm me 150 mln dhe vajtëm 400, kemi mundësinë ta çojmë në 1 mld. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që nëse i shfrytëzon si duhet asetet në fshat, të bëhet kampion në rajon. Sot ne jemi të parët në rajon. Kemi kaluar edhe Serbinë që është edhe vend i madh”, u shpreh Rama.

 

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad