Edi Rama në Kongresin e Arsimit: Gjuha Shqipe, sot në rrezik nga digjitalizimi! Shpenzoni një orë në rrjetet sociale të shikoni çfarë bëhet

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama është duke folur në Kongresin Kombëtar të Arsimit në Tiranë, për gjuhën shqipe. Ai tha se të rinjtë sot janë përfshirë me shpejtësi në digjitalizimin e komunikimit, duke rrezikuar seriozisht gjuhën shqipe.

“Shumëkush mund të pyesi: Po nga kush do e ruajmë gjuhën shqipe? Përgjigja është shumë e thjeshtë, mjafton të harxhojë secili një orë në kanalet e informacionit, të shikojë se çfarë ndodh me gjuhën shqipe, shenjat e pikësimit, strukturën e fjalisë…”, u shpreh Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit:

Sot, mbrojtja e gjuhës shqipe dhe arsimimi me standardet më të mira bashkëkohore është mjeti më i fuqishëm për të siguruar vazhdimësinë në rrugën e prosperitetit. Shumëkush mund të pyesi: Po nga kush do e ruajmë gjuhën shqipe? Përgjigja është shumë e thjeshtë, mjafton të harxhojë secili një orë në kanalet e informacionit, të shikojë se çfarë ndodh me gjuhën shqipe, shenjat e pikësimit, strukturën e fjalisë…

E teksa brezi më i ri përfshihet me shpejtësi marramendëse në rrugën e komunikimit përmes celularëve dhe kompjuterave, gjuha është më e rrezikuara. Kjo nuk i ndodh vetëm gjuhës sotnë. Besoj që na takon që të gjejmë mënyra dhe të kërkojmë përmes një dialogu të gjerë mes nesh, rrugë për ta forcuar pozicionin e gjuhës shqipe në këtë kaos gjuhësor dhe komunikativ, ku është përfshirë gjithë bota e ne jemi thellësisht të përfshirë.

Zjarr Tv Ad