Edi Rama në lagjet e rindërtimit në Rrëshen: Tani duken si resorte turistike që…

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 Ditën e sotme, Kryeministri Rama, ka qenë në Rrëshen, ku ka inspektuar lagjen e re të Rindërtimit në Rrëshën, që do ndërtohen 35 banesa individuale, si dhe 6 pallate dhe 68 apartamente.

Gjatë vizitës së tij, Rama tha se; zonat e reja në zhvillim, janë si resortet turistike që jemi mësuar të shohim.

Më tej, ai tha se banorët tashmë do të kenë shtëpi shumë më të mira dhe për fëmijët do jetë kalim në botë tjetër, ndryshe nga ato që kuishin para tërmetit.

Zonat e reja në zhvillim, janë njësoj si resortet turistike që jemi mësuar të shohim. Si zhvillimet e blloqeve rezidenciale. Ato janë për ata që kanë mundësi t’i blejnë, këto janë për ata që s’kanë mundësi. Kjo është mënyra më e mirë për të dalë nga kriza e rëndë e fatkeqësisë natyrore, shumë më të fortë të gjitha ta që i blejnë. U goditën më shumë të dobëtit. Nëse do të ndiqnim formulën e ndjekur kudo, me kredi të buta, do ishte barrë e madhe për ta. Të gjitha do i marrin falas. Shumë më të lehtësuar, me shtëpi shumë më të mira dhe për fëmijët do jetë kalim në botë tjetër. Në krahasim me atë që ishin para tërmetit të detyruar nga fati të jetonin”, kështu shprehet Rama, gjatë vizitës së tij.

Zjarr Tv Ad