Edi Rama: Në mandatin e tretë do keni ujë të pijshëm 24 orë në 61 bashkitë e vendit…

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Rama, gjatë një aktiviteti ku po prezanton programin e Partisë Socialiste, për zgjedhjet e 25 prillit, ka premtuar s’e gjatë mandatit të tretë, do sigurohet 100% ujë i pijshëm.

 “Ndërmarrje e Ujësjellësit ishin fole punësimi partiak. E nisëm më konceptimin e një tjetër arkitekture të administrimit të sistemit me krijimin e një agjencie kombëtare që koordinon nga lart investim dhe sistemin e furnizimit me ujë dhe administrimin e mbetjeve me një plan strategjik dhe financim masiv të projekteve që nisën të hartohen njëri pas tjetrit. Kemi miratuar gjatë mandatit të 2-të 320 projekte dhe vetëm në dy vitet e fundit janë hapur mbi 200 kantiere për ujësjellës që do të garantojnë 24 orë ujë brenda këtij viti, në territor, që e kanë pasur një vuajtje dhe lëngatë prej shumë dekada. Në mandatin e tretë do të garantojmë me disa faza furnizimin me ujë 24 orë në Tiranë, ku është dhe problemi më i madh. Kështu do të ndodh edhe në Kamëz, ku s’ka pasur ujë më parë. E njëjta gjë do ndodhë me Durrësin, Elbasanin, Shkodrën dhe Vlorë. Ne do të garantojmë 100% ujë të pijshëm brenda 61 bashkive të vendit”, ka thënë Edi Rama.

Zjarr Tv Ad