Edi Rama: Në mandatin e tretë, nuk do ketë policë në rrugë që ndalojnë makinat për kontroll…

0
1295
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Rama, ka deklaruar s’e pasi të fitojnë mandatin e tretë, nuk do të ketë më policë në rrugë që ndalojnë makinat për kontroll.

Teksa prezantoi programin e PS-së, për shërbimet e qytetarëve, Rama tha s’e janë duke përfunduar procesin për dixhitalizmin e plotë, të shërbimeve të transportit. Sipas kryeministrit gjithçka do të jetë online.

“Do ketë një sistem që ka filluar dhe do kompletohet në mandatin e tretë ku s’ke më lidhje, gjithçka është online. Jo vetëm për policnë, por edhe për çdo qytetar me timon do të jetë reale.

Kush merr një gjobë nuk ka nevojë të shkojë në radhë te komisioni. Gjithçka online. Sot ka ndodhur është fakt për mbi 50 mijë që kanë pasur pretendime për masat administrative dhe strukturat e policisë kanë ndjekur pretendimin online. Me përfshirjen në sistem të monitorimit të trafikut, sdo shikoni më policë në rrugë. Do jetë aty vetëm kur duhet për shkak të një aksidenti apo krimi, por jo duke ndaluar dhe lëshuar. Gjithçka do të jetë online. Sot shërbimet e transportit janë një fazë e re, por edhe nuk ka përfunduar procesi për aplikim online, përshpejtim procedurash, direkt aty me një klik.

Megjithatë vazhdon nuk jemi të kënaqur ne. Sot lejet e drejtimit sot bëhen brenda ditës. Jemi në kushtet kur në këtë fushë mund ta plotësojmë të gjithë kuadrin pa humbur kohë brenda mandatit të tretë. Kujt do ia lini, do ktheni prap Spahiun, spahinjtë? Kanë qenë një çetë e veçantë e atyre që suleshin për të kapur majat”, kështu është shprehur Rama në fjalën e tij.

Zjarr Tv Ad