Edi Rama në Stamboll për vaksinat kineze: O ia dalim o ia dalim, s’ka tjetër…

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka njoftuar se këtë mëngjes, ai ndodhet në Stamboll të Turqisë.

Kujtojmë se së fundmi, Shqipëria ka lidhur një kontratë me një distributor turk, për të marrë vaksina kineze.

Kreu i qeverisë, pritet që të firmosë për të mbyllur kontratën, me distributorin turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş., sipas të cilës, Shqipëria do të përfitojë vaksinat të prodhuara në Kinë.
Marrëveshja mban edhe firmën e Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. Ditën e djeshme kryeministri Rama tha s’e ka një lajm të mirë për nisjen e vaksinimit masiv, duke nënkuptuar s’e me marrëveshjen e re të arritur, pritet që në vendin tonë të mbërrijnë një numër i madh vaksinash kineze.

“Në Stamboll për shumë vaksina O ia dalim o ia dalim, s’ka tjetër dhe po s’ia dolëm ne askush tjetër nuk ka si ia del dot”, shkruan Kryeministri Rama.

Shqipëria deri më tani, ka marrë vaksina tek kompanitë, Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V, dhe së fundmi pritet të marrë edhe vaksinën kineze.

Zjarr Tv Ad