Edi Rama nuk i ndahet TCH: Gënjejnë pa të keq fare, bjeri t’i biem për të helmuar popullin

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar përsëri televizionin kombëtar Top Channel, pas një artikulli për shitjen e energjisë në bursë. Referuar lajmit, thuhet se në një kohë që energjia në bursë është shitur me 248 euro, Shqipëria e tregton me 80 euro.

Rama e quan këtë lajm një gënjeshtër dhe thotë se shifrat janë “futja kot” sa për të helmuar e nxitur popullin kundër qeverisë.

“Gënjehet pa të keq fare, sikur këndohet, bjeri t’i biem, një orkestër e tërë e injorancës dhe ligësisë, kanal më kanal portal më portal, shifra futja kot, fjalë rromapërtoma për të helmuar popullin e nxitur urrejtjen ndaj qeverisë! Deri në pikën që s’ka më asnjë logjikë…”, shkruan kryeministri Edi Rama dhe ndan foton e mëposhtme.

Zjarr Tv Ad