Kryeministri Rama, po vijon me turin e takimeve në qytetet e Shqipërisë, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prilit.
Kreu i qeverisë, në takimin e tij në qytetin e Korçës ka folur për aeroportin e Kukësit, duke thënë s’e për pak ditë, do të bëhet ulja e parë e avionit të Air Albanias. Me nota ironie, Rama u shpreh se janë përzgjedhur çunat e Kukësit, për të ardhur nga Londra në bazë të numrit të sharjeve dhe përqeshjeve.
Rama: Aeroporti i Kukësit për pak ditë do të hapë dyert për uljen e parë të Air Albanias me çunat e Kukësit që vijnë nga Londra të seleksionuar në bazë të numrit të sharjeve dhe përqeshjeve që më kanë bërë mua kur thoja që do bëjmë aeroport në Kukës.
Aeroporti i Vlorës është në fazën e nënshkrimit të kontratës. Pas daljes së fituesit, do të lançojmë garën për aeroportin e Sarandës. Ndërkohë që në aeroportin e Tiranës fillon investimi për terminalin e ri dhe për zgjatjen e pistës për të garantuar dhe fluturimet transoqeanike duke nisur nga fluturimet me Amerikën.