Edi Rama përgjigjet për Shkëlqim Canin: Nuk u largua se kundërshtoi inceneratorin, atë punë kishte! Do shkarkoja 17 ministra

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani nuk është shkarkuar se kundërshtoi kontratën për inceneratorin e Elbasanit. Kështu u shpreh pasditen e kësaj të mërkure kryeministri Edi Rama, teksa dëshmonte në Komisionin Hetimor. Ai tha se ministrat janë për këtë punë, që të kundërshtojnë dhe më pas propozimet të rregullohen para se të shkojnë në Këshillin e Ministrave.

Profesori i nderuar Shkëlqim Cani, se këtë fjalën i nderuar e keni bërë, i nderuari i vetëm këtu duhet të jetë publiku se ata na kanë zgjedhur, por në këtë pikë jam dakord me ju që profesori nuk është larguar për këtë arsye”, tha Rama, duke iu përgjigjur për herë të parë zërave se kishte shkarkuar Canin për inceneratorin e Elbasanit.

Kryeministri debatoi dhe me kryetaren Jorida Tabaku, kur kjo e fundit foli për Lefter Kokën.

Ka një fjalë në librat e shenjtë që thotë kurrë mos ja bëj tjetrit atë sdo doje ta bënin ty. Kurrë mos ardht dita që në këtë rast ju, të shkoni aty ku ëhstë Lefter Koka. Lefter koka ka nën, ka familje. Një njeri që ëhstë në hall le ta paguajë deri në fund nëse e ka bërë, ju nuk mund ta merrni nëpër gojë këtu.”, shtoi Edi Rama.

Pyetje – përgjigjet e Tabakut dhe Edi Ramës

Rama: Lavire kryeprokurores i ka thënë kryetari yt

Tabaku: zoti Rama a keni nevojë për 2 minuta pushim?

Rama: Sesi më duket kur kujtoj se çfarë ditirantesh i keni thurur atij burri që sot i keni kthyer kurrizin

Tabaku: Zoti, Rama të përqëndrohemi te pyetjet

Rama: Ka një fjalë në librat e shenjtë që thotë kurrë mos ja bëj tjetrit atë s’do doje ta bënin ty. Kurrë mos ardhtë dita që në këtë rast ju, të shkoni aty ku ëhstë Lefter Koka. Lefter Koka ka nën, ka familje. Një njeri që ëhstë në hall le ta paguajë deri në fund nëse e ka bërë, ju nuk mund ta merrni nëpër gojë këtu.

Tabaku: Ju dëgjova, ju dëgjova. Këto kompani kanë paguar veten, ashtu siç administratorët e pranuan dhe zyrtarët nuk i kanë kontrolluar dot, se kompania e auditimit e përcaktuar vet nga kompania koncesionare, janë marrë për të mirëqena. Shteti shqiptar çfarë roli ka pasur në aferën 430 milionë euro që unë do ta vërtetojë?

Rama: Kur të vijë ai sekond unë do kaloj atje në atë partinë që ka mbetur atje dhe bashkë me ju do kapim organizatën krimianle.

Tabaku: Jo! Jo, jo

Rama: Po më lër të flas… Mirë dakord nuk kam përgjigje

Tabaku: Nëse nuk ka përgjigje, vazhdojmë me pyetjen tjetër. I kam kërkuar sekretarit të Kryeministrisë që të depozitojë para këtij Komisioni procesverbalet e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave, nëse i keni takuar ndonjëherë kontraktorët e këtyre kompanive… Nëse ka pasur takime zyrtare në cilësinë si kryeministër me zbatuesit e këtyre kontratave, kemi marrë përgjigje që kjo nuk ka ndodhur. Ju i keni takuar zbatuesit e këtyre kontratave?

Rama: Mund të bëj një pyetje para një përgjigje. Në rast se do i kisha takuar, çfarë më pret?

Tabaku: Për tre kontrata publike, që ne i gjykojmë dhe zbatuar në mënyrë abuzive, a i keni takuar ndonjëherë zbatuesit e këtyre kontratave?

Tabaku: Arsyeja ime lidhet me zbatimin e këtyre tre kontratave. Të tre kompanitë nuk i kanë pasur fondet për t’u angazhuar në këto projekte dhe kanë marrë kredi. Për inceneratorin e Elbasanit përgjigja e kredisë ka ardhur vetëm një ditë para se të dilte vendimi më 17 dhjetor.

Në vendimin e datës 17 dhjetor, çdo gjë lidhet me vendimin e parë të qeverisë të datës 17 dhjetor. Ne e diskutuam gjatë këtu. Vendimi 907, i ka hapur rrugën kësaj kontrate koncesionare. Zoti Cani kishte gjykuar se procedura e parë ishte e gabuar dhe ai nuk kishte dhënë pëlqimin e tij.

Rama: Gjëja që unë kuptoj në këtë proces dhe posaçërisht dhe që kam kuptuar nga ato segmente që kam mundur ta ndjek, ju nuk e keni idenë si funksionon shteti dhe për çfarë flisni. Por, për të shuar kuriozitetin tuaj unë do ju them që në procesin e vendimmarrjes në qeverinë që unë drejtoj ka gjithmonë një iniciues që është Ministria e linjës, janë 2-3 ministri të tjera që mund të kenë ndërthurje në lidhje me misionin dhe funksionin e tyre dhe Ministria e Financave.

Zjarr Tv Ad