Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri i vendit Edi Rama, publikoi pamje, me video 3D, nëpërmjet së cilës promovonte projektin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, që pritet të nisë së shpejti.
Në shënimin krahas videos, Kryeministri thoshte se; tashmë ndërtimi i kësaj hekurudhe do të nisë nga ndërtimi, pas finalizimit të një pune disavjeçare me Komisionin Europian dhe Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim.
Pa dhënë asnjë detaj për videon, Kryeministri ka lënë të kuptohet se ajo i përkiste projektit konkret.
Por në fakt nuk është kështu, sepse në të vërtetë videoja në fjalë, është një montazh i dy videove të ndryshme, që gjenden në youtube.
E para është një projekt i një metroje në Doha të Katarit, publikuar në vitin 2016.