Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se të gjithë konsumatorët që do të kalojnë fashën e energjisë prej 800 kwh, do të paguajnë më shtrenjt. Për këtë, ai është përfshirë në reagime në rrjetet sociale me deputetët opozitarë.
Për të sqaruar pagesën e energjisë dhe kufirin deri në 800 kwh, ai ka publikuar një faturë konsumi të OSHEE dhe tregon se për korentin deri në këtë fashë do të paguhen 9,220 lekë të reja. Nga të cilat, 7,600 lekë janë konsum energjie dhe 1,560 lekë është TVSH.
“Ja një faturë reale, konkrete, aritmetikisht e pakontestueshme, që tregon se sa kushtojnë 800këh dhe se sa reale, konkrete, aritmetikisht e vajtueshme është kriza e thellë logjike e ulëritësve profesionistë, në politikë e në media”, shkruan Rama dhe ndan faturën e mëposhtme.