Edi Rama reagon përsëri për biznesin e vogël: Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të dytë gjatë mbrëmjes së djeshme, për lajmin e publikuar nga disa media se qeveria do të rikthejë taksat për biznesin e vogël. Ai thotë se lajmi është i rremë dhe nuk do ketë asnjë taksë deri në 2029.

“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore thotë një fjalë që sot u takon përhapësve të LAJMIT TË RREMË për rritjen e taksave të biznesit të vogël! Neni i fundit i draftit të punës tregon sidoqoftë qartë fare se taksat mbi biznesin e vogel mbeten ZERO”, shkruan Rama.

Kryeministri ndan dhe projektligjin që është duke u diskutuar, por këmbëngul se nuk do të ketë asnjë ndryshim, siç është premtuar.

Ashtu siç theksoi në reagimin e parë, Edi Rama bën me dije se për biznesin e vogël “Zero taksë dhe zero TVSH”. “Por tekefundit bëhet fjalë për një draft pune, i cili nuk është as drafti i konsultimit publik, ku përsëri një gjë nuk ndryshon: Zero taksë dhe zero TVSH për biznesin e vogël, deri në vitin 2029!”

Zjarr Tv Ad