Kryeministri Edi Rama, sapo ka reaguar për fitoren e Argjentinës përballë Francës, në ndeshjen finale të këtij botërori që u luajt në Katar. Ai i referohet sulmuesit Lionel Messi dhe thotë se fitoja ka ardhur vetëm me ndihmën e Maradonës.
“Këtë kupë të “çmendur” bote mbreti i futbollit në tokë mundi ta fitonte vetëm me ndihmën e mbretit lart në qiell”, shkruan Rama, teksa ndan pamjet.
Kombëtarja e Argjentinës ka fituar finalen e Botërorit dhe është shpallur kampione e botës, duke mposhtur Francën në një ndeshje spektakolare e me emocione drithëruese. Të dyja skuadrat luftuan deri në fund, te penalltitë, që i dhanë fitoren ekipit të La Alibiceleste.
Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 3-3 në “extra time” dhe të dy ekipet u janë drejtuar penalltive. Futbollistët argjentinas kanë qenë më të saktë në goditjet e tyre dhe në fund, gjithçka është ndarë me rezultatin 4-2.