Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka rikonfirmuar edhe një herë deklaratën e saj se; Kryeministri Edi Rama, është si Skënderbeu.
E ftuar në “ABCNews”, Spiropali është shprehur se; Edi Rama, është i vetmi i cili di të ndërtojë qytetet. Teksa ka marrë shembull Vlorën dhe Korçën.
“Nëse ka një njeri dhe një forcë politike që di të bëjë qytete është Edi Rama dhe Partia Socialiste. Shkoni shikoni Vlorën dhe Korçën”, ka thënë Spiropali.
Ndërkaq, për pyetjen e bërë nga Aulon Kalaja, nëse i qëndronte krahasimit të bërë më herë për liderin e qeverisë Edi Rama me heroin kombëtar, Skëndërbeun, Spiropali e rikonfirmoj.
Aulon Kalaja: I qëndron deklaratës së Rama është si Skëndërbeu?
Spiropali: Patjetër.
Elisa Spiropali, vijon të shfaqë hapur adhurimin për Kryeministrin dhe drejtuesin e partisë së saj, që nuk e mohon as në studio televizive.