Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme, do të marrë pjesë në një konferencë online për “Mini-Schengel”, së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Pak ditë më pare, Vuçiç deklaroi se ai pret që të merren vendimet përfundimtare sa u përket veprimeve të përbashkta, kundër katastrofave natyrore, apo edhe qarkullimit të mallrave, njerëzve dhe kapitalit.
Nisma “mini Schengel”, e cila aktualisht përfshin Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, u nis në 2019 nga të tre vendet si një project, për të përmirësuar ekonominë dhe bashkëpunimin rajonal.
Ideja e tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, është krijimi i një tregu të vetëm për të përshpejtuar zhvillimin e tyre ekonomik. Një ftesë për t’u bashkuar në këtë iniciativë, u dërgua edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje.
Kosova u zotua në marrëveshjen e Ëashingtonit, për t’ju bashkuar iniciativës së “Mini-Schengel”, por Albin Kurti, Kryeministri aktual i Kosovës, që nga fillimi e ka pozicionuar veten si kritik i mprehtë i këtij projekti.