Kryeministri Edi Rama sapo ka përmbyllur mbrëmjen e sotme turin e takimeve në Korçë, ku është takuar me përfaqësues të ndryshëm të komunitetit atje. Ndërkohë, prej disa minutash ai ka nisur reagimet në Twitter për lajmet e disa mediave.
Së pari, ai i përgjigjet një medie që ka shkruar se ndërkohë që Edi Rama bën propagandë në Korçë, fermerët atje sharrojnë drurët frutorë. Kryeministri e konsideron këtë një gjysmë të vërtetë e për rrjedhojë një gënjeshtër të madhe.
“Ja fytyra e gënjeshtrës më të madhe: Gjysëm e vërteta! Këta fermerë janë realë, por s’janë të gjithë fermerët e Korçës, po një pakicë e vogël e atyre që kontribuojnë në rritjen e eksporteve tona! Mirëpo këta të dytët s’kanë vend në kanal/portalet e gjobaxhinjve kundër qeverisë”, shkruan Rama.