Edi Rama takohet sot me shefin e NATO-s në Bruksel, për bazën ushtarake të Aleancës në Durrës

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama do të takohet sot në Bruksel me shefin e NATO-s, Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg. Arsyeja e takimit dy palësh do të jetë projekti që ka paraqitur Shqipëria për ndërtimin e një baze ushtarake të Aleancës në Porto Romano, Durrës.

Afro dy javë më parë kur u kthye nga Brukseli, Edi Rama lajmëroi në një konferencë për mediat se shumë shpejt ai ose një delegacion nga Shqipëria do të udhëtonin përsëri drejt Brukselit për të diskutuar për projektin e bazës ushtarake. Sipas kryeministrit, ai kishte ngjallur interes.

“Kemi folur për projektin tonë, do rikthehemi në Bruksel për të vazhduat diskutimin lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e Durrësit që do jetë në Porto Romano dhe që përveç pjesës komerciale tregtare, parashikohet të ketë edhe një pjesë ushtarake”, u shpreh Rama.

Parashikohet që pas takimit, në orën 13:15, Edi Rama dhe kreu i NATO-s të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Qeveria shqiptare kërkon që të ndihmohet financiarisht nga aleanca për këtë nyje ushtarake në Detin Adriatik, por ende nuk ka një shifër konkrete sesa mund të kushtojë ndërtimi i një kalate e cila të kënaqë të gjitha nevojat ushtarake të NATO-s.

Projekti fillestar parashikon që kjo zonë ushtarake brenda portit tregtar të Durrësit të zërë një sipërfaqe prej 50 ha, ndërsa vetë kalata të ketë një kapacitet prej 800 metër linear, me një thellësi 13 metër në mënyrë që të mund të ankorohen dhe luftanije të mëdha.

Zjarr Tv Ad