Edi Rama: Të përgatitemi për çdo skenar, edhe për shkurtime dramatike të energjisë dhe naftës

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka thënë këtë të martë se qytetarët duhet të përgatiten psikologjikisht edhe për skenarin më të keq, për shkurtime dramatike të energjisë elektrike dhe të naftës. Në një konferencë nga Kryeministria, ai tha se rritja do të vazhdojë pasi çmimet nuk i vendos qeveria.

“Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria, nuk është qeveria që ngre apo ul çmimet e mallrave të konsumit, është tregu dhe tregu është i ndjeshëm ndaj të gjitha krizave, e jo më ndaj një lufte, Europa. Duhet të përgatitemi për çdo skenar, askush nuk e di se çfarë do të ndodh, jemi në të njëjtat kushte me pandeminë, kur nuk e dinim kohëzgjatjen, zhvillimet në dinamikën e tyre dhe kur u përgatitëm për disa skenarë. Duhet të përgatitemi psikologjikisht edhe për shkurtime dramatike të furnizimeve me energji ose naftë, ky është skenari më dramatik”, u shpreh Edi Rama.

Më tej, kryeminixtri bëri me dije se do të ngrihet një Komitet i Posaçëm Ndërministror për përballimine pasojave të luftës.

“Do krijojmë një komiteti të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës. Ne nuk jemi në kushtet e një kërcënimi ushtarak, por jemi si të gjitha vendet e tjera të NATO-së edhe më gjerë sesa vendet e NATO-s në kushtet e përdorimit të përditshëm ekonomik në përballimin e kostove dhe vlerave në çmim të mallrave të konsumit”, shtoi.

Zjarr Tv Ad