Edi Rama u kërkon grevisteve që të lënë grevën dhe të gjejmë gjuhën e përbashkët: Gratë e naftëtarëve nuk i zënë besë fjalës së Kryeministrit

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gratë e naftëtarëve, kanë hyrë në ditën e 8-të të grevës së urisë në Ballsh. Grevistet, i janë përgjigjur edhe kërkesës së Kryeministrit Edi Rama, duke shtuar se ato nuk gënjehen me fjalë boshe.

Gjithashtu, ato i kanë drejtuar një kërkesë Kryeministrit Rama, që të shkojë në ambientet e grevës, së bashku më një grup negociator dhe të bisedojë me to.

Ato janë shprehur se; duan vetëm paratë e tyre të fituara me gjyq dhe se nuk u intereson fare, uzina e Ballshit.

“Nuk gënjehemi me fjalë boshe, Kryeministrit ja kemi bërë të qartë. Ne duam pagat tona. Rama të vijë këtu. Kemi probleme shëndetësore. Në duam 13-të pagat dhe mund ta lëmë grevën. Kërkojmë paratë tona, e kam të pamundur pasi nuk kam drita, nuk kam ushqim që të ha. Po nuk morëm pagat, nuk do ta lëmë grevën, megjithëse jemi të pafuqishme”.- janë shprehur grevistet.

Zjarr Tv Ad