Kryeministri Edi Rama ka uruar kandidatin e LDK-së Përparim Rama për fitoren në garën e zgjedhjeve lokale në Prishtinë.
Përmes një postimi në “Twitter” kreu i qeverisë shqiptare thotë se është shumë kurioz të shohë impaktin e një kryebashkiaku arkitekt në Prishtinë.
“Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues! Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës“, shkruan Rama në një postim në “Twitter”.
Arkitekti Përparim Rama u shpall fitues i zgjedhjeve në Prishtinë pas raundit të dytë të votimeve, ku mposhti kandidatin e “Vetëvendosjes” Arben Vitia. Detyra e kryebashkiakut nuk është e panjohur për kryeministrin Edi Rama, që në të kaluarën ka drejtuar bashkinë e Tiranës.