Edi Rama: Vaksinat do të vijnë sot në mbrëmje, por janë më pak nga sa kishim parashikuar…

0
283
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dhënë një deklaratë për mediat këtë të hënë, pas takimit të zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, me drejtuesit e qarqeve.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se; do të vijnë më pak doza se sa ishte parashikuar, por sipas kreut të qeverisë, skenari i parë i vaksinimit brenda 14 muajsh, nuk ka rënë akoma.

“Ne kemi vetëm një spostim në kohë, nga java e tretë e Janarit. Sipas konfirmimit dozat e para do të mbërrijnë sot në darkë, dhe do të vazhdojnë me faza, ndërkohë jemi shumë pranë një marrëveshje përfundimtare me Astra Zenecën, janë tre shtete me të cilat ne vijojmë kontaktet dhe jemi në rrugë të mbarë.

Për momentin skenari i parë i vaksinimit brenda 14 muajsh nuk ka rënë akoma, pavarësisht të papriturave. Do vazhdojmë vaksinimin me mjekët dhe infermierët paralelisht me të moshuarit. Do të vijnë më pak doza nga sa kishte marrëveshja, por e rëndësishme është që fillon vaksinimi i dytë, dhe pastaj vazhdojmë me të tjerët”, është shprehur Kryeministri Edi Rama.

Zjarr Tv Ad