Edi Rama zbulon bisedën me Albin Kurtin: Më kërkoi ta ndihmoj me vaksina për këtë kategori…

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë takimit elektoral me fermerët në Rrogozhinë, Kryeministri Rama, ka zbuluar një mesazh që ka marrë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Rama u shpreh s’e Albin Kurti, e ka falenderuar për vaksinat për mjekët e Kosovës, por i ka kërkuar ta ndihmojnë me një kategori tjetër, që janë mësuesit.

“Më çoi një mesazh kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke më falenderuar dhe duke më thënë që mir që ata morën disa mijëra vaksina dhe do të vaksinojnë mjekët, do të dëshironte që ne ta ndihmonim për mësuesit dhe i thashë po patjetër ne do të ndihmojmë që të vaksinohen mësuesit e Kosovës. Por këto nuk bëhen duke fjetur gjumë.”, shprehet Kryeministri Rama.

 

Zjarr Tv Ad