Edi Reja bën kërkesën e parë

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edi Reja është trajneri më i ri i kombëtares shqiptare të futbollit. Ai nënshkroi me kuqezinjtë për një sezon, me opsion edhe për një tjetër. Në fjalën e tij të parë si kuqezi, Reja pohoi se pika e parë që dëshiron të përmbushet është një marrëdhënie e mirë me mediat.

“Shpresoj që të krijoj një marrëdhënie shumë të mirë me shtypin edhe pse nuk është e lehtë. Falenderoj presidentin Duka që më besoj mua. Isha i ftuar për të parë ndeshjen e parë të kombëtares shqiptare. Kisha një kontakt me Dukën, pasi unë kisha ardhur për të parë futbollistë të ndryshëm, por presidenti më bëri kërkesë.

Kontrata ime do të përfundojë në nëntor dhe më pas do të shikojmë nëse do të ketë një kontratë për një vit tjetër. Edhe në eksperiencat e mia të mëparshme kam firmosur për një sezon dhe më pas kam rinovuar. Kisha mundësi për të drejtuar një skuadër në Seria A, por më pëlqente një ide për të drejtuar kombëtaren. Lojtarët duhet ta ndjejnë fanellën që mbajnë veshur. Shqipëria ka kualitete që duhet të dalin në sipërfaqe”

Keni bashkëpunuar me Taren për shumë vite, ke marrë ndonjë këshillë nga ai?

“Igli Tare më telefonoi kur e mori vesh se isha një nga kandidatët dhe më tha: ‘Çfarë bën në shtëpi, shko me vrap’. Do të flas dhe me të kur të shkoj në Romë. Atje është dhe Strakosha që e kam përzgjedhur unë kur isha atje, pasi e kam ndjekur që fëmijë kur erdhi dhe e pranova.”

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të përsëritur veten?

“Mua më pëlqen të impostoj skuadra me logjike, unë kam qejf skuadrat agresive, por jo gjithmonë. Kjo është një punë që duhet ta bëj në pak kohë. Varët nga shumë situata, varet nga grupi. Çfarë stimujsh mund të ketë lojtari. Në vitet që kam gjatë eksperiencës time, arrij të kuptoj dhe t’u hyjë në kokë lojtarëve. Në këtë punë, kushdo që punon me kombëtaret nga që si ka gjithë kohën lojtarët, duhet të hyjë në mënyrë sa më të shpjete në sintoni me ta. Më lini pak kohë të njoh skuadrën dhe që shohim rezultatet.”

Çfarë roli ka luajtur De Biasi që i’u te merrnit drejtimin e Shqipërisë?

“De Biazi është historia e fundit e Shqipërisë, ne jemi miq dhe me Panuçin. Me De Biazin kam folur për të për disa gjëra, pasi kemi dhe një raport të mirë. Kam folur me De Biasin dhe më ka treguar gjëra fantastike për Shqipërinë dhe kjo për shkak të rezultateve të mira që ka pasur. Mendoj se duhet të duartrokas për atë që ka bërë De Biasi ka qëndruar 4 vite këtu. Duhet përgëzuar dhe Tramezzani, pasi ka qenë ish-lojtari i imi. Njoh mirë dhe Djimshitin, pasi i kam besuar kur ka ardhur në Itali dhe hap pas hapi po bën mirë dhe luan te Atalanta.”

Sa do qëndroni në Shqipëri?

“Shqipëria është një vend i bukur për të jetuar. Ne trajnerët kemi dhe nevojën të qetësohemi. Për shembull kemi dhe Durrësin afër (duke qeshur). Unë do të jem në Shqipëri, pasi dua të di çdo gjë që ndodh në këtu. Unë duhet të qëndroj këtu, pasi duhet të njoh më tepër situatat rreth meje dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi.”

I njihni mirë lojtarët e Shqipërisë, ka potencial kjo skuadër për të shkuar në Europian?

“Mendoj se Shqipëria ka potencial për të luajtur. Besoj se kjo skuadër mund të bëj mirë. Megjithëse kërkoj maksimumin nga të gjithë lojtarët”

Nëse një lojtari të kombëtares do t’i ndodhte të humbiste avionin do ta linit jashtë?

“Që të jetë një disiplinë ndaj çdo lojtari për të arritur përpikmërinë, kjo patjetër. Unë do e gjobisja, por nëse lojtari është i rëndësishëm për mua unë nuk heq dorë. Të gjithë lojtarët janë një lloj thuhet, por nuk është kështu sepse ka lojtarë që janë thelbësor. Kam trajnër shumë lojtar me potencial, por ata nuk kanë patur mendësinë e nëvojshme. Strakosha vetëm humbi avionin, por s’di të ketë ndonjë debat tjetër. Një lojtar që do Kombëtaren duhet t’i marrë masat një orë para për të mbërritur me përpikmëri. Por nga ana ime do të kisha vendosur ta gjobisja”

Keni punuar si vëzhgues talentesh, keni parë lojtarë nga kampionati shqiptar…

“Kam parë diçka. Mendoj se lotjarët shqiptarë mund të bëjnë mirë në të gjithë Europën. Të gjithë do të ndiqen. Është mirë të ndiqen të gjithë. “

Shqipëria i ka besuar shumë trajnervë italianë, besoni se do të sillni një tjetër futbolli, apo atë futboll që është i prapambetur?

“Trajnerët italian kanë bërë mirë. Ançeloti, Sarri, Kapelo kanë fituar gjithandej. Është një kulturë që ne kemi si teknikë, kemi bërë mirë në gjithë botën. Nuk mund të thuash që trajnerët italianë janë të mbaruar. Në Champions luajnë lojtarët dhe jo trajnerët. Për fat ne nuk jemi ata më të parët. Këto janë pyetje të momentit. Juventusit i mungonin lojtarë të rëndësishëm, nuk kishin kondicion të plotë. Ka qenë skuadra më e mirë që kemi parë.

E merr në konsideratë Reja një lotjarë që thotë se nuk do të vij sa të jetë ky trajner…

“Ka bërë gola dhe është një lojtar me vlerë të madhe. Ka bërë 7-8 gola dhe për mua është më shumë sulmues. Të gjithë lojtarët duhen vlerësuar dhe të shikojmë në çfarë gjendje janë.”

Armand Duka

“Në 2 këndvështrime nuk do të t’i thoja jo Lenjanit, sepse më ka gëzuar me kontributin e tij. Do ta kondicionoja shumë një lojtar po t’i thoja që s’do të marrësh këtë. Pavarësisht se çfarë thuhet, Lenjanit i ka shkuar ftesa me shumë vonesë”

Bashkëpuntorët?

“Unë kam që tani bashkëpuntorët e mi. Emrat do të bëhen të ditur kur çdo gjë të bëhet zyrtare, pra nga java tjetër. Duhet të flas dhe me presidentin, pasi duhet ta zyrtarizojë dhe ai.”-përfundoi Reja.

 

Zjarr Tv Ad