Edi Reja blindon prapavijën, përgatit formacionin për Francën

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vetëm 1 ditë larg përballjes me kombëtaren e Francës, Edi Reja ka krijuar një ide për lojtarët titullar që do të aktivizojë. Kjo në bazë të performancës në seancat e fundit stërvitore. Ai kërkon një skuadër të fortë fizikisht dhe me përvojë.

Është e drejtë nga ana e teknikut italian pasi përballë ka kampionët e botës dhe duhet të bëjë shumë kujdes. Pavarësisht se “gjelat” vijnë me shumë mungesa kryesore, edhe stoli i tyre mban emra të “frikshëm” për çdo kombëtare.

Ndaj ai u kërkon lojtarëve të vetë të fokusohen dhe të mos nënvlerësojnë asgjë. Nëqoftëse kryejnë me përpikmëri teknikat e trajnerit atëherë mund të dalin me pikë nga kjo ndeshje. Duke qenë se Franca ka lojtarë të rrezikshëm, Reja blindon prapavijën dhe zgjedh vetëm 2 sulmues.

Tekniku italian sëbashku me stafin drejtues kanë krijuar një ide për 11 lojtarët që do të startojnë por nuk është përfundimtare. Teksa i ka vëzhguar në stërvitje ai ka vendosur që portën t’ia besoj Strakoshës, por të njëjtin shans e ka dhe Berisha.

Në qendër të mbrojtjes do të vendosë Mërgim Mavrajn, sëbashku me Djimsitin dhe Ismajlin. Dy mbrojtës krahu më të avancuar ka menduar Hysajn dhe Lenjanin. Në mesfushë pritet të vendosë treshen Xhaka-Gjasula-Abrashi.

Kurse në sektorin e sulmit ka 4 opsione, por me sa duket Balaj e ka vendin e sigurtë. Për vendin tjetër ka në dispozicion, Manaj, Uzunin dhe Çikalleshin me këtë të fundit të paraqitur mirë në stërvitje. Por asgjë nuk është përfundimtare pasi ka dhe mbi 24 orë kohë nga përballja me Francën që Edi Reja të vëzhgojë dhe të vlerësojë edhe njëherë skuadrën.

Zjarr Tv Ad