Edi Reja flet për humbjen përballë Anglisë: Nuk na linin të merrnim frymë, por duhet të jemi të fortë fizikisht si ata…

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Trajneri i Kombëtares Edi Reja, ka komentuar ndeshjen përballë Anglisë, ku Shqipëria humbi në shtëpi me rezultatin 0-2.

Ndër të tjera, Reja tha s’e skuadra kundërshtare, ishte e fortë dhe se në planin e përgjithshëm ka qenë një ndeshje pozitive.

“Nëse do të duhet të bëjmë një vlerësim për ndeshjen, u tërhoqëm më shumë në mbrojtje për ti zënë në befasi me kundërsulme. Nuk është se patën shumë raste në pjesën  e parë. E kishim përgatitur ndeshjen. Uzuni e pati një rast, por nuk ia dolëm dot të krijonim raste të tjera. Ata janë shumë të fortë. Në planin mbrojtës bëmë shumë mirë. Po të bëjmë një vlerësim të përgjithshëm, ishte ndeshje pozitive. Anglia është skuadër e përqendruar dhe nuk bëri asnjë gabim”, shprehet Reja.

Ndër të tjera tekniku u shreh për “Supersport” se edhe Cikalleshi nuk ishte në kushtet e tij më të mira dhe pati vështirësi. “Cikalleshi nuk ishte në kushtet më të mira të tij. Ka momente gjatë ndeshjes. Sot nuk ishte ai që ne njohim, pati vështirësi, se kishte lojtarë të nivelit të lartë. Ishte e vështirë. Për pjesën e impenjimit, të gjithë lojtarët bënë edhe gjëra të mira. Në pjesën e dytë, kishim diçka më shumë në sigurinë e lojës, që nuk e bëmë në pjesën e parë. Na erdhi shumë keq për rastin e Uzunit, mund të kishim kaluar në avantazh. Në momentin që kaloi në avantazh, Anglia pati qetësinë e duhur, na erdhi shumë keq për rastin e humbur. Nuk ndodhi, mëkat, do të ishte e bukur, t’i shënonim gol Anglisë sidomos në 0-0. Të ishim në avantazh do të ishte kënaqësi shumë e bukur”, u shpreh Reja.

I pyetur nga gazetarët për mangësitë në qarkullimin e topit, Reja tha se ekipi kundërshtar ishte shumë i fortë, duke mos i lënë të merrnin frymë.

“Ju keni koncepte të çuditshme në futboll, unë vë bast se nëse do të barazonim apo fitonim do të gjenit diçka në aspektin kritik se ndoshta është kryesorja që njerëzit këtu kanë. Duhet vlerësuar fort kundërshtari. Jo se nuk duam, duhet të shohim nëse të lë kundërshtari, kur ke të ndryshëm ndoshta mund të ndodhë diçka tjetër. Duhet marrë në konsideratë kundër kujt luan, është ekip i fortë, kanë forcë, mbyllin hapësirat dhe kur përplasesh me ta fluturon tutje. Është e vështirë të ulësh topin se të hidhen sipër, nuk na linin të merrnim frymë. Por duhet të jemi të fortë fizikisht si ata, ne e bëmë ndeshjen si e përgatitëm, sipas meje nëse nuk pësonim në pjesën e parë, me kalimin e minutave bënim diçka. Golin ia dhamë ne, pastaj patën mundësi, por për një ekip të këtij niveli, kemi bërë një ndeshje të nivelit të mirë, nuk mund të themi asgjë”, tha Reja.

 

Zjarr Tv Ad