Edi Reja publikon listën, “fshin” Partizanin, rikthen “rebelët”

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edi Reja publikon listën e parë zyrtarë, në vigjilje dy sfidave kundër Islandës dhe Moldavisë, të vlefshme për kualifikueset “Euro2020”. Tekniku italian krijoi iluzionin se Superliga do të ishte një vitrinë që do të merrte në kosideratë teksa në listën paraprake ishin të pranishëm 4 futbollistë të Partizanit. Ashtu si paraardhësit e tij edhe Reja nuk preferon ti besojë një fanellë kuqezi prodhimit vendas, të paktën për momentin.

Nga 4 futbollistët e kuq ka mbijetuar vetëm Alban Hoxha. Koha nuk është në dispozicion të trajnerit Reja, ndaj Islandës dhe Moldavisë janë dy ndeshje që duhen fituar për të mbajtur të gjallë shpresën për të kualifijkuar sërish në Europian, për këtë qëllim i ka besuar sërish lojtarëve ekspert, mbi të gjitha atyre që kanë shumë minuta në këmbë. Reja rikthen disa legjionarë të njohur, “rebelin” Lenjani, apo Sokol Cikalleshin, dy lojtarë të cilët u injoruan nga ish trajneri C.Panucci.

Ashtu siç pritje mungon portieri Tomas Strakosha ndërsa vendin e tij e plotëson portieri i Laçit, Gentian Selmani. Nga futbollistët që aktivizohen në Serie A bie në sy mungesa e Berat Gjimshitit ndërsa nuk mungojnë të përhershmit, Hysaj dhe Veseli. Mbrojtja plotësohet me Aliji, Ismajli, Kumbulla, Balliu, Mihaj, Demarku, Binaku dhe Mërgim Mavraj. Në mesfushe, Reja i ka besuar lojtarëve ekspert si Abrashi, Xhaka, Memushaj, Kaçe, Ndoj, Qose, Ramadani, Lenjani, Roshi apo Myrto Uzuni. Cikalleshi, Sadiku dhe Grezda kompletojnë fazën sulmuese

Zjarr Tv Ad