Edith Harxhi dorëzon në Gjykatën e Tiranës padinë për Lulzim Bashën

0
262
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtarja e kryesisë së PD Edith Harxhi ka deklaruar sot se ka kërkuar në gjykatë ndryshimin e objektpadisë, për çregjistrimin e Lulzim Basha nga regjistri i partive politike të gjykatës si kreu i PD. Ajo tha se tashmë është fakt që Basha ka kërkuar dorëheqjen, ndërsa shtoi se kërkesa është pranuar nga gjykata.

“Sapo kam mbaruar një nga seancat gjyqësore në gjykatën e Tiranës, për çështjen e padisë që i kam drejtuar gjykatës më 30 qershor të 2021, për pavlefshmërinë absolute të zgjedhjeve të PD për kryetar partie  në 13 qershor të 2021.

Deri sot nuk ka pasur ende një seancë normale, dhe sot ishte seanca paraprake dhe unë kërkova ndryshimin e objektpadisë, pikërisht çregjistrimin e Lulzim Basha nga regjistri i partive politike të gjykatës si kreu i PD, duke qenë se është fat që Basha ka kërkuar dorëheqjen. Kjo u pranua nga gjyqtari, dhe seanca gjyqësore do vijoj më tej”, u shpreh ajo.

Zjarr Tv Ad