Edmond Panariti “zbërthen” projektligjin e amnistisë fiskale: Kush ka 2 milionë euro të paligjshme, i mbyll në bankë pa sqaruar origjinën

0
148
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria nxori dy ditë më parë për konsultim draftin ne amnistisë fiskale i cili lejon deklarimin vullnetar të një pasurie në vlerë monetare deri në 2 milionë euro, te cilat me pas tatohen nga 7-10 %.

Ish-ministri Edmond Panariti thotë se përmes këtij projektligji, kushdo që ka 2 milionë euro pasuri që e ka vënë në mënyrë të paligjshme, mund ta bëjë tashmë të ligjshme dhe ta depozitojë në bankë, pa pasur nevojë të sqarojë origjinën e tyre.

“Kuptoj që detyrohet sistemin bankar, të shkelë mbi praktikat dhe procedurat ligjore të kontrollit të origjinës dhe parandalimit të transaksioneve të dyshimta, për të kulluar tashmë me ligj ujërat e zeza të parave të trafiqeve. Pra dhe i ndalon dhe i lejon, njëkohësisht”, shkruan ai.

Shënimi i plotë i Edmond Panaritit:

Çfarë kuptoj deri tani nga projekt ligji i amnistisë fiskale?

Kuptoj që po pate 2 milion euro, para të paligjshme, ke rastin për ti bërë të ligjshme duke i deklaruar, pa sqaruar fare origjinën e tyre, përkundrejt taksimit.

Kuptoj, që e zeza, bëhet e bardhë me ligj, po me anë të parave.

Kuptoj që e gjithë historia për detyrimin e deklarimit të origjinës së pasurisë, thelbi i së cilës ishte dhe mbetet parandalimi i shpëlarjes dhe ndalimi i zbardhjes së parasë së pistë të drogës, trafiqeve etj, shndërrohet në një farsë.

Kuptoj që detyrohet sistemin bankar, të shkelë mbi praktikat dhe procedurat ligjore të kontrollit të origjinës dhe parandalimit të transaksioneve të dyshimta, për të kulluar tashmë me ligj ujërat e zeza të parave të trafiqeve.  Pra dhe i ndalon dhe i lejon, njëkohësisht?!

Kuptoj se si ndihet qytetari i thjeshtë dhe biznesi i ndershëm, pagues i taksave dhe i tatimeve.

Kuptoj që nuk paskemi kuptuar asgjë fare.

Zjarr Tv Ad