Edmond Spaho: Alibeaj po gabon me Berishën, është shndërruar në veglën e ambasadores Kim dhe Bashës, ja pse e shtymë Kuvendin për në 30 prill

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Edmond Spaho deklaroi në një studio televizive se shtyrja e Kuvendit të PD nga 22 marsi në 30 prill u bë me qëllim që të përfshiheshin në zgjedhjet e  brendshme të partisë edhe pala e quajti anti-Berisha. Spaho shtoi gjithashtu se procesi zgjedhor në degët e PD ishte i nevojshëm pasi drejtuesit e strukturave ishin emëruar, ndërsa pasuesit e tyre janë zgjedhur e po zgjidhen në mënyrë demokratike nëpërmjet votës.

“Ne patëm edhe zgjedhjet vendore që na detyruan të shtyjmë Kuvendin nga 22 marsi në fund të prillit. Më tepër për t’i dhënë mundësi edhe palës tjetër për të marrë pjesë. Në bazë kishin përfunduar zgjedhjet për kryetar seksionesh dhe grupseksionesh, por shumë pak degë e kishin përfunduar procesin. Asnjë nga kryetarët e degëve nuk ishin zgjedhur, po zgjidhen këto ditë. Pra, e gjithë elita drejtuese e degëve nuk ka qenë e zgjedhur”, deklaroi fillimisht deputeti i Korçës .

Më tej, lidhur me përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga PD dhe sulmet e vazhdueshme të ambasadores amerikane Yuri Kim ndaj tij, Spaho tha se zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit provuan se Berisha është shumicë në PD, ndaj refuzimi i Alibeajt dhe Kim që Berisha të mos rikthehet në selinë blu do të thotë që të mos pranohet fakti që ai është drejtuesi i vërtetë i partisë.

“U përjashtua zoti Berisha, por vullneti i demokratëve u tregua në kuvendin e 11 dhjetorit apo në zgjedhjet e 6 marsit. Pra, ne duhet të marrim në konsideratë elektoratin e djathtë. Para 6 marsit doli edhe ambasadorja Yuri Kim e tha mos votoni për ‘non gratat’, por rezultati ishte zhgënjyes edhe për të. Kështu që të ngulësh këmbë që zoti Berisha të mos jetë pjesë e grupit, do të thotë të mos njohësh shumicën”, përfundoi deputeti demokrat i Korçës, Edmond Spaho.

Zjarr Tv Ad