Edmond Spaho largohet PAPRITUR nga Komisioni për Inceneratorët dhe merr vendimin “drastik”: Nuk do të ketë rezultat, nëse nuk ndryshohet ligji unë nuk…

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti dhe përkrahësi i ish-kryeministrit Sali Berisha, Edmond Spaho, ditën e sotme është larguar nga mbledhja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, pasi sipas tij opozita e ka të pamundur që të nxjerrë në dritë fakte dhe ky Komision nuk ka për të patur rezultate.

Spaho tha se ai nuk do të jetë pjesë e asnjë komisioni hetimor në të ardhmen, pa u ndryshuar më parë ligji për funksionimin e tyre.

“Ngjarja e djeshme ishte një nga më qesharaket që kam përjetuar ndonjëherë, këtu ka deputetë që nuk duhet të jenë pjesë e Komisionit, ka deputetë që kanë lidhje fisnore dhe familjare me persona që po hetohen nga ky insitucion. Është nënkryetarja e Kuvendit që ka qenë pjesë e vendimmarrjes.

Unë mendoj se këta deputetë duhet të largohen nga komisioni, ligji i konfliktit të interesit këtë përcakton, dhe jo rastin e gazetarit, që ka mbrojtur interesin publik, duke rrezikuar integritetin e tij personal. Shoh që stafi i komisionit është nën presion politik, rasti i interpretimit të djeshëm të ligjit është skandaloz.

Unë mendoj se ky Komision nuk do të ketë rezultat, pavarësisht përpjekjeve tona për të nxjerrë faktet në dritë, për të informuar publikun për vjedhjet skandaloze që janë bërë në 3 kontrata.

Unë nuk kam për të qenë pjesë e këtij Komisioni, dhe nuk do të jem pjesë e asnjë komisioni, që ndikohet politikisht. Nuk do të jem pjesë e komisioneve nëse nuk ndryshon ligji”, tha ai.

Zjarr Tv Ad