Edmond Spaho publikon videon: Largimi i Ramës, garanci për luftë të vërtetë ndaj krimit

0
35

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka publikuar një video ku Rama i përgjigjej akuzave të PD për deputetët dhe kryebashkiakët e inkriminuar të PS.
Spaho thotë se Rama është avokat i kriminelëve më të rrezikshëm në vend dhe se vetëm largimi i tij është garanci për një luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar.
Sa i përket Anti- KÇK, Spaho thotë se Rama është aq hipokrit me këtë ligj sa kur mbronte kriminelët nga ligji i dekriminalizimit apo kur mohonte që në Shqipëri s’mbillej kanabis.

STATUSI I EDMOND SPAHOS

Edi Rama është i pabesueshëm! Nuk mund ta luftojë krimin e organizuar pjella e krimit dhe avokati më besnik i kriminelëve më të rrezikshëm të vendit.

Edi Rama i bëri trafikantët e drogës, vrasësit, përdhunuesit, deputetë, kryebashkiakë, drejtorë të rëndësishëm në qeverisjen e vet të kriminalizuar. Është kaq hipokrit me të ashtuquajturin ligj antiKÇK, saç ishte dje, kur mbronte kriminelët e tij nga ligji i dekriminalizimit dhe kur mohonte se më Shqipëri nuk mbillej kanabis.

Edi Rama është i pabesueshëm dhe i dështuar në luftën kundër krimit dhe pasurive të tij. Është ai që u ka dhënë trafikantëve të drogës leje ndërtimi, që vazhdon t’u japë bosëve të krimit dhe familjarëve të tyre tendera publikë dhe koncesione, duke u dhënë mundësi të pastrojnë paratë e pista. Vetëm largimi i Edi Ramës është garanci për një luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar!