Edmond Spaho revoltohet me Shpëtim Idrizin: Hallall Shpëto, komuniteti çam me ty merr gishtin e mesit!

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Foltorja”, pas koalicionit me Ilir Metën humbi disa aleatë të rëndësishëm për zgjedhjet vendore të 14 majit. Nga PAA te PDIU, këto forca politike vendosën të dalin me kandidatët e tyre, kryesisht për këshilltarë bashkiakë.

Së fundmi, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi është shprehur optimist se fitorja në zgjedhje do të jetë me rezultat më të mirë se vitet e kaluara dhe përfaqësimi i komunitetit çam do jetë më i lartë.

Por duket se kjo deklaratë ka revoltuar deputetin demokrat Edmond Spaho, i cili e ka sulmuar Idrizin duke i thënë se “komuniteti çam do të marrë gishtin e mesit”, me të.

Spaho, i cili sot e gjen veten krah për krah me Partinë e Lirisë dhe Vangjel Dulen e PBDNJ-shit, akuzon Idrizin se “përdridhet” sa majtas dhe djathtas nëse i leverdis.

“Hallall Shpëto! Komuniteti çam me politikën tënde deri tani ka marrë gishtin e mesit. Vazhdo perdridhu ku të mundesh, majtas në zgjedhjet lokale dhe djathtas, në se të leverdis, në zgjedhjet e përgjitheshme.

Me piruetat e tua komuniteti çam do fitojë të drejtat e tij kur gjeli të bëjë vezë. Të gjithë ata që të mbështesin ty, edhe të djathtët, e dinë që gjeli nuk bën vezë”, shkruan Spaho në rrjetet sociale.

Zjarr Tv Ad