Edmond Spaho thirrje Ramës: Shkarko ministren e Financave! Është përgjegjëse për databazën e rrogave

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Edmond Spaho i kërkon kryeministrit Rama që të shkarkojnë ministren e Financave Delina Ibrahimaj, pas skandalit me publikimin e databazës së pagave. Sipas tij, ajo është përgjegjëse për daljen e këtyre të dhënave.

“Vazhdon tallet me njerzit. A thua qe keto te dhena ju moren kompanive private? Ato u moren nga Tatim-Taksat, pra zyrtaret e Qeverise e dinin nivelin e deklarimit dhe evazionin e madh fiskal. “Kercenimi” eshte sa per te kaluar rradhen.

Per kete evazion eshte pergjegjese Qeveria me Ministren e Financave e cila deri 4 muaj me pare ishte Drejtoreshe e Tatim-Taksave dhe pergjegjesja kryesore per kete gjendje. Filloje duke shkarkuar ate te paren pastaj lesho “kercenime” boshe ndaj biznesit”, shkruan Spaho.

Kujtojmë se, sot kryeministri Rama u la kohë bizneseve që të vetërregullojnë deklarimin e pagave deri në janar, pasi do të gjobiten dhe do të ndiqen penalisht.

Zjarr Tv Ad