Pas dekretimit të 6 marsit nga presidenti Ilir Meta, zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki pa kryetarë janë parë si test final për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Deputeti Edmond Spaho, pjesë e Grupit të Rithemelimit është shprehur se objektivi është Edi Rama dhe për këtë synohet të krijohet një koalicion i gjerë përtej spektrit politik.
Deklarata e Spahos:
“Objektivi ynë është Edi Rama. Për këtë është e nevojshme të krijohet një koalicion i gjerë përtej spektrit politik. PD selisë i kemi ofruar që kontradiktat ti zgjidhim me votë, këtë e ka thënë edhe Escobar dhe është mënyra si një parti i zgjidh konfliktet brenda radhëve të saj.
Rama ka kapur të gjithë pushtetet. Po bëhen bisedime, nuk mund të themi për momentin emra partish”, tha Spaho.