Edmond Spaho: Zgjedhjet u vodhën, Basha nuk ka arsye për të dhënë dorëheqjen…

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka folur në “Radari Informativ” në ABC, ditën e djeshme, ku ka dhënë detaje në lidhje me Zgjedhjet e reja që do të zhvillohen në PD, për zgjedhjet e kryetarit.

Spaho në fjalën e tij, ka theksuar se zhurma që po bëhet në lidhje me këto zgjedhje, është e panevojshme.

Ndër të tjera, ai thekson se Zgjedhjet e 25 Prillit nuk do të njihen. Sipas Spahos, Zgjedhjet nuk u humbën, por u vodhën ndaj nuk kishte arsye që kryetari i PD-së Basha të japë dorëheqjen.

“Në PD historikisht ka pasur debate, u mblodh kryesia dhe u vendos që të mbahen zgjedhjet me 13 qershor, për kryetarin e ri të PD. Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD dolën në përfundim se zgjedhjet janë të grabitura, për rrjedhojë ne duhet që të marrim vendime të rëndësishme dhe siç e dini ju data zyrtare është në korrik. Duhet që udhëheqësja e PD duhet të ketë legjitimitet të plotë, që PD të jetë në gjendje që të vijojë qëllimin e s’ja siç duhet në lidhje me çështjet e lëna. Nëse KQZ dhe KAS nuk do të marrin vendim në favor të anulimit të zgjedhjeve apo ripërsëritjen e tyre, dhe unë jam skeptik në lidhje me këtë duke parë zhvillimet e tanishme do të detyrohemi të shkojmë në Strasburg ndaj është e rëndësishme legjitimiteti i partisë.

Gjatë gjithë verës këto janë cikle që duhet të shqyrtohen, në fund të qershorit mund të përfundojë procesi i ankimimit për të mësuar më pas dhe raportin e OSBE ODIHR. Ne këto zgjedhje nuk do i njohim për këtë nuk ka dyshim, ne kemi paraqitur fakte pafund që zgjedhjet janë manipuluar, janë 10 mandate deputeti që dihet se nga e kanë origjinën e tyre nga paratë. Tenderimet, administrata shtetërore, buxheti i shtetit i përdorur në favor të zgjedhjeve. Është e rëndësishme që të kemi një udhëheqje legjitime për t’i shkuar në fund të gjithë këtyre çështjeve. Ne nuk po themi që duhet të jetë Basha në krye të partisë por është hapur një garë brenda partisë. Nëse do të ishin humbur zgjedhjet kryetari do të kishte dhënë dorëheqjen, por këto janë zgjedhje të vjedhura jo të humbura, ndaj nuk ka arsye që të japë dorëheqje, siç kërkojnë kundërshtarët e Bashës në Partinë Demokratike. Me të gjithë vjedhjen që është bërë zgjedhjeve ne kemi arritur që të marrin rezultatin më të mirë. 

Kandidati që ka shpallur kandidaturën nuk është ankuar për kohën në dispozicion, por thjesht ka kërkuar dorëheqjen e Bashës. Mendoj se tre javë janë mëse të mjaftueshme për të bërë të mundur realizimin e zgjedhjeve për kryetarin e Partisë. Ky do të jetë një proces analize, sepse të gjithë kandidatët do të shkojnë te anëtarësia dhe do të paqaqesin një raport në lidhje me zgjedhjet. Nuk shikoj ndonjë problem të rëndësishëm qoftë me kohën në dispozicion apo me afrimin e datës”, kështu është shprehur Spaho.

 

Zjarr Tv Ad